Siri – Rusia dislokohet në bazat e braktisura nga ShBA

Rusia vendosi trupat e saj në bazat ushtarake Sarrindhe Sabit, të cilat ndodhen në provincën veriore Ayn al-Arab, e njohur gjithashtu si Kobani, në lindje të lumit Eufrat.

Bazat ushtarake në Sarrin dhe Sabit ishin evakuuar më parë nga trupat amerikane gjatë operacionit «Burimi i Paqes», por me ndalimin e operacionit ishin kthyer sërish në bazën Sarrin dhe të martën ishin tërhequr plotësisht nga kjo bazë.

Gjatë operacionit «Burimi i Paqes», i cili kishte nisur më 9 tetor, trupat amerikane ishin tërhequr nga 22 baza dhe pika ushtarake në Siri. Pas ndërprerjes së operacionit forcat amerikane ishin rikthyer në 6 prej këtyre pikave.

Forcat e regjimit të enjten në mbrëmje u dislokuan në shumë pika në vijën e kufirit Siri-Turqi, që fillon nga qendra e qytezës Kamisli e zgjatet deri në fshatin Ayn Divar, i varur nga provinca Malikiye në kufirin me Irakun./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne