Hajduti Rama që ka vjedhur 2 zgjedhje në Shqipëri do ti mësojë Bjellorusisë si të votojë

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të OSBE-së, iu drejtua takimit special të Këshillit të Përhershëm mbi situatën në Bjellorusi.

Në këtë takim Rama ka folur edhe për zgjedhjet atje që sipas tij janë të manipuluara.

Me pak fjalë kryeministri shqiptar që drejton vendin me zgjedhje të vjedhura haptazi, tani kërkon të mësojë të tjerët se si duhet të mbahen zgjdhje të lira dhe të ndershme.

Hajduti Rama që ka vjedhur dy palë zgjedhje me radhë në Shqipëri do t’i mësojë Bjellorusisë sesi të mos vjedhi zgjedhjet e saj duket absurde.

Gjatë fjalës së tij, Rama përsëriti edhe njëherë ofertën për qeverinë e Bjellorusisë, që OSBE-ja të bëhet këshilluese me qëllim që të marrë fund makthi, për popullin e Bjellorusisë siç tha ai duke harruar makthet që po përjeton populli shqiptar nën drejtimin e tij si kryeministër ku mjafton të përmendim tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit si dhe krizën e pandemisë së krijuar nga koronavirusi./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne