“Asnjë përpjekje e ndërmjetësimit nuk mund të ketë sukses në Gaza”

I dërguari i posaçëm i OKB-së për paqen në Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov tha sot se në rrethanat aktuale asnjë përpjekje ndërmjetësimi për të parandaluar përshkallëzimin midis grupeve të rezistencës palestineze dhe Izraelit në Rripin e Gazës nuk mund të ketë sukses.

“Militantët palestinezë duhet menjëherë të ndalojnë lëshimin e predhave, pajisjeve zjarrëvënëse. Izraeli duhet të rivendosë dërgesat e karburantit të OKB-së për energji elektrike”, u shpreh Mladenov në Twitter.

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza gjatë javës së kaluar, së bashku me shtrëngimin e bllokadës duke ndaluar hyrjen e karburantit për termocentralin e vetëm të Gazës, duke zhytur territorin palestinez në errësirë.

Ushtria shpesh kryen sulme ajrore në zonat kufitare në shenjë hakmarrjeje për sulmet zjarrvënëse për të cilat ata pretendojnë se janë nisur nga Gaza.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu paralajmëroi më parë Hamasin se Izraeli e konsideron çdo balonë zjarrvënës si një raketë.

Që nga viti 2007, Rripi i Gazës është shtypur nga bllokada shkatërruese izraelite që ka privuar afërsisht 2 milionë banorë të saj nga shumë produkte jetësore, përfshirë ushqimin, karburantin dhe ilaçet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne