Dialogu Kosovë-Serbi, Vulin bën parashikimin: Bisedimet në Uashington do të jenë shumë të vështira

“Bisedimet e ardhshme ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, do të jenë shumë të vështira”. Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vullin në programin e mëngjesit të Televizionit “Pink”.

Kujtojmë se takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti është parashikuar që të mbahen në Uashington më 4 shtator.

“Çdo takim është jashtëzakonisht i vështirë, nuk ka asnjëherë diçka të këndshme, ju bisedoni me njerëzit për të cilët e dini se sinqerisht e urrejnë popullin tuaj dhe vendin tuaj dhe që kanë vetëm një interes, dhe kjo është që t’ju dëmtojnë disi. Por, ju duhet të flisni”, tha Vullin.
Siç theksoi ai, fuqitë e mëdha gjithmonë kanë agjendën e tyre dhe nuk i kushtojnë shumë vëmendje “asaj që ne të vegjlit mendojmë, se a na lëndon diçka apo na bën të lumtur”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne