“Turqia është e vendosur për të ruajtur zonën e deeskalimit në Idlib”

Turqia është e vendosur të ruajë zonën e deskalimit në Idlib të Sirisë, pavarësisht shkeljeve të armëpushimit dhe brutalitetit të regjimit të Asadit, tha sot tha zëdhënësi i presidencës turke, İbrahim Kalin.

Kalın u takua me të dërguarin special të SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey, si dhe me delegacionin e tij në Stamboll.

Kriza e Sirisë, veçanërisht Idlibi, procesi politik në vendin e shkatërruar nga lufta, puna e Komitetit Kushtetues Sirian, përpjekjet kundër terrorizmit, azilkërkuesit dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale ishin në rend të ditës gjatë takimit.

Gjatë bisedimeve, Kalın theksoi se çdo mbështetje politike, ekonomike, ushtarake ndaj grupeve terroriste në Siri është e papranueshme dhe duhet të ketë një përpjekje bashkëpunuese në luftën kundër DEASH-it, PKK/YPG-së dhe të gjitha grupeve terroriste në Siri.

Të dy palët u pajtuan që kundër përpjekjeve të regjimit për të shkurtuar procesin politik, puna e Komitetit Kushtetues Sirian duhet të përshpejtohet, duhet të ndërtohet një mjedis për zgjedhje të lira dhe të drejta, si dhe duhet të nxiten punimet e përbashkëta për të siguruar kthimin vullnetar dhe të sigurt të migrantëve.

Jeffrey mbërriti në Turqi të mërkurën si pjesë e vizitës së tij gati njëjavore, ku Zvicra ishte destinacioni i parë, për të diskutuar përpjekjet e fundit për zgjidhjen e konfliktit sirian.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Asadit ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Që atëherë, mbi 5 milionë civilë janë bërë refugjatë. Turqia strehon 3,6 milionë prej tyre, më shumë se çdo vend në botë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne