Hakan Shukurin se mban vendi, reagon ashpër ndaj Kosovës rreth gylenistëve të arrestuar

Legjenda e futbollit turk, Hakan Shukur, i cili ka prejardhje nga Kosova, i ka komentuar Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim të këtij të fundit në Twitter.

Ish-futbollisti i Galatasarayt dhe Interit, i cili po ashtu është i përndjekur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për shkak të afërsisë që ka me Fethullah Gulen, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të intervenojnë për t’i rikthyer gjashtë gylenistët tek familjet dhe fëmijët e tyre, duke e konsideruar të pa drejt vendimin për ekstradimin e tyre në Turqi.

Image

“Si një fëmijë i prindërve të lindur në Prishtinë, ju inkurajoj t’i ndaloni marrëzitë e turpshme të vendit tuaj. Detyrë e jotja është jo vetëm t’i shkarkosh zyrtarët e papërgjegjshëm, por gjithashtu t’i kthesh këta burra në familjet e tyre dhe t’i bashkosh me fëmijët e tyre”, ka shkruar Shukur.

 

“Besoj se publiku kosovar e meriton një aksion të respektuar dhe bravuroz nga ju, i cili do t’i bënte ata krenarë”, ka përfunduar Shukur, i cili po ashtu nuk ka të drejt të kthehet në Turqi pasi mund të arrestohet menjëherë. Image

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne