Hakerat iranianë sulm kibernetik faqes së Bashkisë Tiranë: Morëm të dhëna dhe fshimë serverët! Pezullohet regjistrimi në çerdhe dhe kopshte

Hakerat iranianë sulmojnë faqen e Bashkisë së Tiranës. Aktualisht faqja është e paaksesueshme. “Homeland Justice” thotë se ka arritur të marrë të dhëna dhe të fshijë serverët. Pezullohet procesi i regjistrimit të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, pasi regjistrimi bëhet të faqja e Bashkisë së Tiranës.

TIRANË – Faqja e bashkisë së Tiranës, Tirana.al, u sulmua dhe doli jashtë funksionit nga rrjeti iranian i hakerave “Homeland Justice”, të njëjtët që bënë sulmin e madh kibernetik në vitin 2022, ndaj shërbimeve shtetërore online në vendin tonë.

Ky grup i sofistikuar hakerësh pranoi se fshihet pas sulmit në një postim në aplikacionin “Telegram”, duke e lidhur me mbështetjen që qeveria shqiptare i jep muxhahedinëve , organizatës që lufton regjimin laiko-autoritar të Teheranit dhe që është strehuar prej vitit 2013 në selinë e saj në Manzë të Durrësit.

“Ne iu paralajmëruam të dëbonit terroristët e MEK nga territori i Shqipërisë. Por ju i njohët ata si refugjatë të ligjshëm dhe i dhatë lehtësi si letërnjoftime dhe pasaporta. Ata po udhëtojnë me këto karta identiteti të falsifikuara. Sipas marrëveshjes me organizatën “GIZ” ju ishit të detyruar t’u ofronit azil shumë qytetarëve, veçanërisht anëtarëve të MEK. Tani e kuptojmë më mirë, pse ata janë të vendosur në Tiranë, por i zhvillojnë eventet e tyre në Gjermani”, thuhet në postimet e HomeLand Justice në Telegram, të cilët theksojnë se “kjo situatë është shkaktuar nga liderët e qeverisë shqiptare. Sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre”/shqiptarja

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne