Hakmeret Turqia: Pasagjerët austriakë kontrollohen me qen njëlloj sikurse edhe ata turq

Pasagjerët e linjes së Vjenës u kontrolluan me qenër policorë në aeroportin Ataturk të Stambollit, si hakmarrje për keqtrajtimin e pasagjerëve turq në aeroportin austriak Schwechat.

Ministria e jashtme turke gjithashtu reagoi ndaj shqetësimeve të udhëtarëve të Turkish Airlines të cilët u kontrolluan imtësisht në pjesët e trupit nga qentë e policisë në aeroport.

Në një deklaratë me shkrim, ministria tha: “Ambasada turke në Vjenë ju tërhoq vëmendja nga kontrolli i papërshtatshëm kryer ndaj shtetasve turq dhe kërkon që autoritetet austriake, veçanërisht zyrtarët e doganës, të paralajmërohen”.

Deklarata shtoi se autoritetet austriake premtuan se do vepronin me përgjegjësi ndaj incidentit.

Ambasada turke në Vienë lëshoi edhe ​​një deklaratë në llogarinë e saj zyrtare të Facebook lidhur me incidentin.

Ajo tha se konsullata e përgjithshme turke në Vjenë kreu një investigim të menjëhershëm në aeroportin e Schwechat të Vjenës, pasi kishte parë pamjet e incidentit të ndodhur, pamje të cilat ishin shpërndarë edhe në mediat sociale.

Deklarata tha gjithashtu se ky lloj hetimi është bërë herë pas here dhe kishte përfshirë të gjitha linjat ajrore./ gazeta Impakt

burimi:dailysabah

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne