Hamas bënë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në marshin e Ditës Botërore të Kudsit

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, u ka bërë thirrje qytetarëve palestinezë që të marrin pjesë në masë të gjerë në marshin e madh të Ditës Botërore të Kudsit në kufijtë e Rripit të Gazës.

E premtja e fundit e muajit të Ramazanit me iniciativë të Imam Khomejnit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua “Dita Botërore e Kudsit” në mënyrë që myslimanët e gjithë botës në këtë ditë të dënojnë politikat okupatore dhe raciste të regjimit sionist dhe të deklarojnë mbështetjen e tyre ndaj popullit të shtypur të Palestinës. Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Hamas me anë të një deklarate, u ka bërë thirrje qytetarëve palestinezë që të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit me rastin e manifestimit të Ditës Botërore të Kudsit, të marrin pjesë në nivel të gjerë në marshin protestues që do të organizohet në Gaza dhe të dënojnë agresionin e regjimit sionist ndaj simboleve të shenjta dhe ndaj popullit të Palestinës. Hamas deklaroi se qëllimi i marshit protestues në Ditën Botërore të Kudsit është kundërshtimi i hebraizimit të Kodsit, dënimi i agresionit ushtarak dhe bllokadës së regjimit sionist ndaj Rripit të Gazës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne