Bota

Hamas: Dita Botërore e Kudsit, është theksimi i pozitës së Palestinës pranë Ummetit Islam

Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinë (Hamas) në prag të Ditës Botërore të Kodsit me anë të një deklarate, deklaroi se manifestimi i kësaj dite është theksimi i pozitës së Kodsit-xhamisë Aksa dhe i çështjes së Palestinës në zemrat dhe ndërgjegjen e të gjithë botës islame.

Qendra Informative e Palestinës njoftoi se Feozi Barhum, zëdhënësi i Hamasit, në këtë deklaratë theksoi se është afruar koha e ripërtëritjes së unitetit dhe e luftës së vërtetë me armikun sionist për çlirimin e Kodsit dhe çlirimi i këtij qyteti është detyrë e botës islame dhe një përgjegjësi e përgjithshme. Feozi Barhum shtoi: “U bëjmë thirrje të gjitha shtresave të Ummetit Islam që ta ndihmojnë Palestinës dhe popullin luftëtar të saj dhe të krijojnë kushtet për çlirimin e Palestinës nga kthetrat e okupatorëve sionistë. Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) dhe populli i Palestinës, si dhe të gjithë njerëzit liridashës të botës kanë formuar një front të fortë për mbështetjen e opsionit të rezistencës dhe pavarësisht të gjitha “çmimet e larta”, do ta vazhdojnë këtë rrugë për ta mbrojtur popullin dhe vendet e shenjta të tyre. E premtja e fundit e muajit të Ramazanit me iniciativën e Imam Khomejnit (ra), themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, u emërua Dita Botërore e Kodsit në mënyrë që myslimanët e të gjithë botës në këtë ditë të dënojnë krimet dhe politikat raciste okupatore të regjimit sionist ndaj popullit të shtypur të Palestinës./ PT

OPINIONE