Hamas kritikon gazetarët arabë për takimin me ministrin izraelit

Grupi i Hamasit të hënën ka kritikuar shumë gazetarë arabë për takimin me ministrin izraelit të Mbrojtjes, Benny Gantz.

Gantz të dielën u intervistua online nga gazetarë të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Bahreini dhe Arabia Saudite, sipas Kanalit 20 të Izraelit.

Gjatë intervistës, Gantz tha se “marrëveshjet e normalizimit (midis Izraelit dhe shteteve arabe) do të rrisin luftimet kundër Iranit”.

Zëdhënësi i Hamasit, Hazim Qasim tha se “angazhimi i gazetarëve nga çdo vend arab me ministrin e luftës (të Izraelit) është i turpshëm, i dënueshëm dhe i denoncuar”.

“Gantz nisi një agresion në Gaza dhe bëri masakra kundër popullsisë atje së bashku me shkatërrimin e plotë të shumë lagjeve”, tha Kasim.

Ai shtoi se takime të tilla ndikojnë në narrativën arabe dhe palestineze dhe “favorizojnë narrativën kriminale (izraelite) të okupimit”.

Më 15 shtator, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini nënshkruan marrëveshje normalizimi të ndërmjetësuara nga SHBA me Izraelin në Shtëpinë e Bardhë, duke injoruar refuzimin palestinez.

Palestinezët kanë dënuar marrëveshjet e normalizimit si një tradhti ndaj luftës së tyre kundër okupimit izraelit për dekada të tëra në tokat e tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne