Rouhani i Iranit kritikon kryeparlamentarin për vizitën në spital

Marrëdhënia e punës tashmë delikate midis dy zyrtarëve të lartë të qeverisë së Iranit, respektivisht presidentit Hassan Rouhani dhe kryeparlamentarit Baqar Ghalibaf, po dëmtohet drejt një pike të prishjes, këtë herë shkaku i koronavirusit të ri (COVID-19) që ka përfshirë vendin.

Presidenti Rouhani anuloi takimin e sotëm qeveritar të krerëve të ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit pas vizitës së kryeparlamentarit Ghalibaf në një spital.

Pavarësisht se zyra e tij nuk specifikoi në mënyrë të qartë arsyen, burimet në qeveri dhe raportimet e mediave lokale thonë se takimi u anulua për shkak të frikës së kontraktimit të virusit.

Ghalibaf, i cili pritej të jetë nikoqir i mbledhjes qeveritare, shkaktoi një trazirë pasi ai të dielën vizitoi një spital të njohur Teheran për të takuar pacientë të prekur nga koronavirusi dhe stafin mjekësor.

Fotografitë e kryeparlamentarit të shoqëruar nga pacientë dhe mjekë brenda repartit COVID-19 në spitalin Imam Khomeini u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale duke shkaktuar shumë reagime.

Shumë postime krahasuan vizitën e kryeparlamentarit në spital me takimet e brendshme të presidentit, duke ringjallur rivalitetin e gjatë politik midis dy politikanëve të vjetër.

Ghalibaf, një politikan që humbi dy herë nga Rouhani në zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 dhe 2017, së fundmi u zgjodh kryetar i parlamentit të Iranit që kryeson fraksionin e konservatorëve.

Përderisa ai nuk ka treguar prirje për të kandiduar përsëri për president, Ghalibaf shihet si një figurë e vështirë konservatore që mund të jetë sjellë udhëheqës në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Muajve të fundit, ai ka vizituar krahina të ndryshme të Iranit për të konsoliduar bazën e konservatorëve para zgjedhjeve. Vizita e të dielës në spital trazoi situatën tashmë të trazuar.

Ghalibaf në rrjetet sociale shkroi se ai dëshiron të rris moralin e mjekëve dhe infermierëve në një kohë kur Irani po luftën valën e tretë të koronavirusit, që ka ngarkuar shumë spitalet.

Megjithatë, zyra e presidentit Rouhani mendon ndryshe. Zv/kreu për komunikime, Alireza Moezi, në rrjetet sociale kritikoi kryeparlamentarin Ghalibaf për mosrespektimin e protokolleve të detyrueshme shëndetësore.

“Kontrolli i përhapjes së virusit varet nga respektimi i udhëzimeve të lëshuara nga organet e specializuara. Të gjitha nivelet e qeverisë në situatën aktuale duhet të ndiqen”, tha Moezi.

Pa përmendur askënd, Moezi tha se shkelja e protokolleve shëndetësore në lidhje me pandeminë përcjell një “mesazh të rrezikshëm” në lidhje me shëndetin publik.

“Të shoqërohesh nga pacientë kritik dhe të marrësh një reporter dhe një kamerë me vete nuk do të thotë të jesh me popullin, por e bën shqetësimin shëndetësor të njerëzve të parëndësishëm”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Përderisa ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Ghalibaf, disa deputetë konservatorë të afërt me të shpejtë kaluan në mbrojtje të kryeparlamentarit.

“Ghalibaf viziton një spital në përputhjee me protokollet shëndetësore dhe shefi i zyrës së presidentit njoftoi anulimin e mbledhjes së qeverisë”, tha Ahmed Amirabadi Farahani, një ligjvënës nga Teherani.

“Arsyeja: mundësia e transmetimit të virusit COVID-19 nga Ghalibaf tek Rouhani. Me të vërtetë është e turpshme”, shtoi ai.

Në raportin e fundit mbi koronavirusin, Irani regjistroi numrin më të lartë një-ditor të rasteve të konfirmuara me koronavirus që nga shpërthimi i koronavirusit, respektivisht 3.902 infeksione dhe 235 vdekje. Kryeqyteti Teheran është mbyllur për një javë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne