IKMT mbërrin në Unazën e Re, banorët e revoltuar: Po pastrohen paratë e drogës të ministrave socialistë, dje u dënuan me burg tre persona për protesta

IKMT ka mbërritur në Unazën e Re dhe do të shembë objekte në lotin e dytë ditën e sotme. Banorët kanë dalë në rrugë dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë njoftim ndërsa akuzojnë shtetin se aty nuk po bëhet shembja për rrugë, por për të ndërtuar pallate.

Njëri prej banorëve foli për Fax News duke thënë: “Kjo që shikojmë këtu në Unazë të Re është në të gjithë Shqipërinë. Shikoni çfarë kërkuam ne. kërkuam dëmshpërblim duke pasur dhjetëra zgjidhje. Një prej tyre ishte pallati këtu mbrapa. Është 11 kat. Tek ky pallat pastrohen paratë e drogës të ministrave socialistë dhe kjo është e verifikueshme po të kishim institucionet e shtetit. Unë nme familjen Protoduari kemi 2 gjyqe. Ky është shteti që ka bërë Edi Rama, ky bandit, ky kriminel.

Këtu shtohet 5 metër, këta e kanë çuar 18 metër se i do oligarku i ndërtimit. Ja ku keni shembullin origjinal, 8-9 kate është projekti, e kanë bërë 11. Zgjidhje ka pasur, por gjithë banorët i kanë rrënuar. Ne nuk do reshtim pa kërkuar të drejtën tonë. Këta kriminelat nuk na frikësojnë. Ne humbëm një betejë, por luftën akoma se nesër kur të mos kenë karrigen, do i shohin me tjetër sy këta kriminelë.

Këto nuk janë për projekte. Këtu ishte gjithë policia e shtetit për të bërë ndërtimin. Këta nuk kanë hallin e rrugës, duan të bëjnë pallate. Kjo qeveri është për të shtypur sa më shumë që të jenë të pambrojtur, ti shtypin ose ti blejnë. Ne nuk kemi reshtur pa denoncuar këtë pushtet kriminal. I kemi me fakte. Nuk është gjykuar asnjë njeri, vetëm një kamarier.”

Ndërsa një tjetër zbuloi se ditën e djeshme janë dënuar me një vit burg 3 banorë të Unazës së Re me nga 1 vit burg që është konvertuar në shërbim prove. Këtë e cilëson si skandalin më të madh për shkak se kanë protestuar.

“Nuk është vetëm familja Protoduari, është Shehaj, Sadikaj, gjithë familjet e Unazës së Re duke nisur tek një vajzë e vogël që ka nisur protestën në 3 Nëntor 2018, ka qenë në barkun e nënës dhe e ka provuar komisariatin e duke përfunduar tek nëna 80 vjeçe. Po të shikosh, kjo ndërtesa ka qenë 2 kate dhe po bëhet 11 kate. Shumë banorë të tjerë kanë nga 3 gjyqe vetëm ditën e sotme, por dje ka ndodhur cudia më e madhe, janë dënuar 3 banorë të Unazës së Re me nga 1 vit burg që është konvertuar në shërbim prove se kanë protestuar. Ky është skandali më i madh që mund të ekzistojë”, tha ai.

Kujtojmë se më 12 nëntor të vitit të kaluar kanë nisur shembjet e para sa i përket lotit të parë në Unazën e Re ku u shembën 35 godina, ndërkohë më 9-10 Janar janë shembur 6 godina.

Sa i përket lotit të dytë, janë shembur 30 godina në lotin e dytë më 5 Mars. Mbeten ende të paqarta përse IKMT ka mbërritur për të vijuar shembjen e godinave në lotin e dytë./Faxweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne