Hamasi arreston 45 palestinez për spiunazh

Është raportuar se në kuadër të hetimit të lidhje me depërtimin e forcave speciale të Izraelit në qytetin Han Yunus në jug të Gazës, 45 palestinez janë arrestuar me akuzën se kanë bërë “spiunazh” për Izraelin.

Në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme të Hamasit, u publikua një video mbi ‘rrëfimet’ e njerëzve të spiunazhit dhe se si ata kontaktuan me Izraelin.

Iyad al Bezm, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme dhe Sigurisë Kombëtare në Gaza, tha në një deklaratë nga televizioni Al-Aqsa i lidhur me Hamasin, se: “Forcat e sigurisë arrestuan 45 spiunë palestinez në nëntor pas incidentit të sigurisë në pjesën lindore të Han Yunus. Hetimi i personave në fjalë vazhdon.”

Bezm u shpreh se: “Ka vetëm një mesazh për agjentët; ose dorëzohen dhe kthehen në atdheun e tyre ose përballen me drejtësinë dhe ligjin”, duke shtuar se: “Izraeli po përpiqet të gjejë agjentë për të ndihmuar të kryhen krime kundër popullit tonë.”

Bezm i paralajmëroi palestinezët që të mos bashkëveprojnë me faqet zyrtare apo jo zyrtare në faqet e rrjeteve sociale të Izraelit dhe bëri thirrje që të dorëzohet çdo qytetar i cili fundosët në moçalin e spiunazhit, dhe shtoi se ata që dorëzohen do të trajtohen me privatësi të plotë dhe në një mënyrë të veçantë.

Bezm vuri në dukje se në vitet e fundit, shumë spiunë janë kapur dhe varur.

Brigada Izzeddin al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, tha se më 11 nëntor 2018, një grup ushtarësh nga forcat speciale të ushtrisë izraelite kishte depërtuar në Gaza me një automjet civil.

7 palestinez dhe 1 ushtarë izraelit u vranë në përleshjet që u zhvilluan pasi që njësit e Hamasit zbuluan ushtarët izraelit të cilët kishin hyrë 3 kilometra brenda Gazës.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne