Kalin: Zonën e sigurisë në veri të Sirisë do ta kontrollojë Turqia

Një zonë e sigurt e propozuar në veri të Sirisë përgjatë kufirit turk do të jetë nën kontrollin e Ankarasë, tha zëdhënësi i Presidencës të martën.

Duke folur për gazetarët pas një takimi të kabinetit në Ankara, Ibrahim Kalin tha, “Lufta kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste që kanë në shënjestër Turqinë do të vazhdojnë në çdo fushë.”

Kalin theksoi se qëllimi i Turqisë në Idlib të Sirisë është garantimi i sigurisë së jetës dhe pronës së njerëzve.

“Turqia do të vazhdojë të jetë prezent edhe në terren, edhe në tavolinë duke përdorur fuqinë e saj të butë dhe të ashpër dhe të gjitha mundësitë që ofrojnë politika dhe diplomacia”,- nënvizoi ai.

Zëdhënësi Kalin u tha gazetarëve se më 23 janar Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (REcep Tayyip Erdoğan) do të ketë një vizitë në kryeqytetin e Rusisë, Moskë. Vizita do të ketë në fokus koordinimin me Rusinë të situatës në terren pas tërheqjes së ShBA-së (nga Siria). Gjithashtu në këtë vizitë do të bisedohet edhe për krizën siriane, edhe për çështjet dypalëshe.

Javën e kaluar, një delegacion i ShBA-së (i përbërë nga Këshilltari i Presidentit për Sigurisë Kombëtare John Bolton, Shefi i Shtabeve të Bashkuara Gjeneralarmate Joseph Dunford dhe i Dërguari Special për Sirinë James Jeffrey) mori pjesë në bisedimet e zhvilluara në Kompleksin Presidencial në Ankara.

“Delegacioni amerikan javën e kaluar na dha një letër me 5 pika, që nuk janë detyruese, por që konfirmon vendimin e ShBA-së për tërheqjen nga Siria. Çështjen e kërcënimeve ekonomike (me ShBA-në) tani e kemi lënë prapa. Sot u vendos një objektiv i ri dhe punimet do ti vazhdojmë me këtë agjendë pozitive. Për ne ndërmjet blerjes së raketave “S-400” dhe atyre “Patriot” nuk ka asnjë lidhje shkakore, bashkëlidhje apo lidhje të kushtëzuar”, sqaroi zëdhënësi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne