Bota

Hamasi arreston në Gaza një të dyshuar si lider xhihadist

Gaza: Policia e Hamasit të shtunën arrestoi në Gaza një të dyshuar si udhëheqës xhihadist, i fundit në një seri arrestimesh ndaj atyre që akuzohen për ideologjinë e grupit të Shtetit Islamik, tha një burim i sigurtë.

“Këtë mëngjes, forcat e sigurisë arrestuan bashkë me disa të tjerë, Nour Issa 27 vjeç nga Kampi Bureij në Gazan qëndrore, i cili është një udhëheqës i lëvizjes së mendimit të devijuar, tha burimi, duke përdorur një shprehje që zyrtarët e Hamasit përdorin shpesh për t’iu referuar xhihadistëve, përfshirë edhe IS.

Shërbimi i brendshëm i sigurisë konfirmoi në faqen e tij në Facebook se kishte kryer një numër arrestimesh.

“Një nga udhëheqësit e mendimit të devijuar është arrestuar së bashku me të tjerët,” tha ai, pa dhënë asnjë emër.

Lëvizja islame Hamas drejton Gazën që prej një dekade, por ajo është kundërshtuar nga fraksione të vegjël të vijës së ashpër, disa prej të cilave janë të frymëzuar nga IS, të cilët përkrahin një interpretim më strikt, selefist të besimit.

Disa prej tyre kanë kryer sulme sporadike me raketa ndaj Izraelit, në kundërshtim me një armëpushim joformal të rënë dakord nga Hamasi.

Në muajin gusht, një sulm vetëvrasës që thuhet se ishte i lidhur me IS, vrau një roje të Hamasit në jug të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, në një sulm të rrallë kundër islamistëve.

Hamasi ka arrestuar një sërë figurash Salafiste të lidhur me IS-in./ Gazeta Impakt

burimi:nation

OPINIONE

INTERVISTA