Hamasi: Mbështetja e Iranit ndaj rezistencës palestineze vazhdon

Zëdhënësi i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) deklaroi se Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Palestinës.

Feozi Barhum, zëdhënësi i Hamas, të shtunën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Mehr, theksoi: “Mbështetja e Iranit ndaj popullit të shtypur të Palestinës vazhdon akoma në nivel të gjerë dhe Hamas vlerëson lartë ndihmat e Iranit. Hamas si një lëvizje e Rezistencës Popullore, ka nevojë për mbështetjen të madhe për tu përballur me politikat agresive të Izraelit në mënyrë që të mbrojë Rripin e Gazës dhe rajonet e tjera të pushtuara palestineze, prandaj shpreson që Irani të vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj palestinezëve”. Zëdhënësi i Hamas gjithashtu në lidhje me rezolutën e re të UNESCO-s e cila ka konfirmuar se Kodsi është një qytet i pushtuar palestinez dhe sionistët nuk kanë kurrfarë lidhje me këtë qytet, tha: “Kjo rezolutë e UNESCO-s ka zbuluar gënjeshtrën e disa dekadave rreth lidhjes së sionistëve me Kodsin e pushtuar”. Feozi Barhum në lidhje me qëllimin e Amerikës për transferimin e ambasadës së saj në Kodsin e pushtuar, theksoi: “Për fat të keq Autoriteti Autonom i Palestinës në kuadër të bashkëpunimit me Izraelin dhe Amerikën, po vepron për të goditur frontin e rezistencës. Transferimi i ambasadës së Amerikës nga Tel Avivi në Kods, është gabim i madh dhe zbulon gënjeshtrën e të gjitha pretendimeve të amerikanëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne