Hamasi: Mbështetja e Iranit për rezistencën e dallon këtë vend nga të tjerët

Zëdhënësi i lëvizjes Hamas deklaroi se ajo çka e dallon Republikën Islamike të Iranit nga vendet e tjera është mbështetja e qartë e Iranit për aspiratat e popullit palestinez.

Sami Abuzahri, gjithashtu përmendi vizitën e delegacionit të Hamasit në Teheran dhe tha: Kjo vizitë tregon interesimin e madh të lëvizjes Hamas për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin. Zëdhënësi i Hamasit marrëdhëniet e kësaj lëvizjeje me Iranin i ka cilësuar të veçanta dhe shtoi: Hamasi është aleat me të gjithë ata palë që mbështesin aspiratat e popullit palestinez mes tyre Iranin. Një delegacion i lartë i Hamasit i kryesuar nga Saleh Arouri zv/shefi i zyrës politikë të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze, ditën e premte arriti për një vizitë në Teheran. Gjatë qëndrimit në Teheran, delegacioni i lartë i Hamasit pritet të diskutojë me autoritetet iraniane mbi procesin e pajtimit kombëtar dhe mbi situatën më të fundit në territoret e pushtuara palestineze. Lëvizjet Hamas dhe Fat’h të Palestinës më 12 tetor arritën një marrëveshje në Kajro të Egjiptit për krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar. Republika Islamike e Iranit gjithmonë ka mbështetur unitetin e palestinezëve për arritjen e aspiratave dhe qëllimeve të popullit palestinez. Hamasi shumë herë ka falënderuar Iranin për ndihmat dhe mbështetjen ndaj popullit të përvuajtur palestinez./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne