Hamasi i Palestinës: Lidhjet e kësaj lëvizjeje me Iranin janë të forta

Një prej liderëve të lëvizjes Hamas theksoi mbështetjen e përhershme të Republikës Islamike të Iranit ndaj Hamasit.

Mahmud Zahar, kreu i zyrës politike të Hamasit duke folur mbi lidhjet e forta me Teheranin tha se Irani është pjesë e ummetit islam dhe nuk ka asnjë kërkesë kundrejt ndihmave të tij për popullin palestinez. Zahar foli edhe mbi propagandën e padrejtë të disa mediave mbi kërkesën e Katarit ndaj krerëve të Hamasit që të largohen nga ky vend tha se të tilla lajme publikohen vetëm për të njollosur Hamasin. Ky anëtar i lëvizjes Hamas rikujtoi nevrikosjen e Adel Xhubair në reagim ndaj mbështetjes së Katarit për Hamasin dhe tha: Sauditët me të tilla reagime duan të marrin përkrahjen e Donald Trump presidentit amerikan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne