Bota

Hamasi refuzon të njohë zyrtarisht Izraelin

Kreu i zyrës politike të lëvizjes Hamas ka deklaruar se kjo lëvizje refuzon të njohë zyrtarisht regjimin sionist.

Jahja Senovar, kreu i zyrës politike të lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas duke reaguar ndaj kërkesës së Amerikës drejtuar qeverisë së unitetit kombëtar të Palestinës ka thënë se askush nuk ka fuqi që të detyrojë Hamasin që të njohë zyrtarisht Izraelin dhe të ulë armët në tokë. Jason Greenblat, i dërguari special i Amerikës në Ramallah pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Hamasit dhe Fatahut, ka kërkuar nga palestinezët që të njohin zyrtarisht Izraelin. Ai gjithashtu parashtroi kërkesën e presidentit Donald Trump drejtuar Mahmud Abas për uljen në tokë të armëve të Hamasit. Në reagim ndaj kësaj kërkese Senovar ka thënë: Hamasi nuk do të ulë armët dhe nëse pushtuesi sionist ndërmerr ndonjë veprim të ri ai do të përballet me reagimin e ashpër të brigadës Ezedin Kasem. Ky anëtar i Hamasit gjithashtu theksoi interesimin e lëvizjes Hamas për të zgjeruar marrëdhëniet me Iranin në të gjitha fushat./ PT

OPINIONE