Hanie nga Stambolli: Për mbrojtjen e xhamisë Aksa do të vazhdojë rezistenca kundër Izraelit

Kreu i zyrës politike të rezistencës islamike palestineze Hamas, theksoi vazhdimin e rezistencës kundrejt regjimit sionist për të mbrojtur xhaminë Al Aksa.

Ismail Hanie, në një videokonferencë për protestuesit në Stamboll të Turqisë të cilët u ngritën në mbështetje të Kudsit dhe xhamisë Al Aksa tha se qyteti i Kudsit ka nevojë për mbështetjet politike, popullore dhe materiale të të gjithë myslimanëve të botës. Kreu i zyrës politike të Hamasi vuri në dukje se rezistenca e banorëve të Kudsit dhe e rajoneve të tjera të Palestinës kundrejt regjimit sionist nuk ka përfunduar dhe shtoi se ekzistencës së këtij regjimi në territoret e pushtuara palestineze i ka ardhur fundi. Me mijëra banorë të Turqisë dje janë ngritur në protesta në qytetin Stamboll në mbështetje të Kudsit dhe xhamisë Al Aksa. Prej 14 korrikut, regjimi sionist ka nisur valën e dhunës dhe shtypjes së palestinezëve në Bregun perëndimor të lumit Jordan dhe në rripin e Gazës duke martirizuar 17 dhe plagosur 1400 palestinezë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne