Hanije: Deklarata e Balfur-it nuk mund të ndryshojë realitetin e Palestinës

Ismail Hanije, shefi i zyrës politike të Hamasit, deklaroi se deklarata e Balfur-it ose premtimi i Balfur-it u është dhënë atyre të cilët nuk kanë kurrfarë të drejte, prandaj ajo nuk mund të ndryshojë realitetin e historisë dhe të gjeografisë.

Ismail Hanije në takimin e Unionit Botëror të Dijetarëve Fetarë të Rezistencës tha se kjo konferencë titullohet “Palestina nga deklarata e Balfur-it deri në premtimin hyjnor” dhe ky titull u jep kuptim të gjitha luftërave ekzistuese në territoret e Palestinës. Shefi i zyrës politike të Hamasit i cili fliste nëpërmjet video-konferencës, në vazhdim tha se kjo konferencë tregon se Palestina gjithmonë është çështja themelore dhe do të jetë bosht i umetit Islam dhe do të mbetët në qendër të liridashësve të umetit Islam. Kjo mbledhje e rëndësishme ka mesazh të qartë për popullin e Palestinës dhe pavarësisht se kanë kaluar 100 vjet nga shpallja e deklaratës ogurzezë e Balfur-it, ky popull nuk ka pësuar disfatë. Një prej sfidave ekzistuese është kjo që një pjesë e popullit të Palestinës kanë bërë disa hapa drejt opsionit të negociatave dhe kompromisit me këtë çështje. Hanije në fund theksoi se marrëdhëniet e lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) me Republikën Islamike të Iranit, janë të forta dhe Hamasi nuk do të njohë kurrë pushtuesit sionistë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne