Haradinaj deklaron qe qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë cent për mbrojtjen e tij në Francë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të parë pas kthimit nga Strasburgu, ka folur për trajtimin që i është bërë në Francë, duke dhënë detaje edhe për mbrojtjen juridike. Haradinaj ka folur për premtimet e Qeverisë, e cila do të kryente të gjitha shpenzimet që kishte e mbajtjes së kreut të AAK-së në Francë përgjatë katër muajve.

Ai ka treguar nëse Qeveria, deri më tani, kishte kryer ndonjërin nga obligimet që i kishte premtuar Haradinajt. Në emisionin ‘Komiteti’ në RTV Dukagjini, Haradinaj ka treguar se cili biznesmen i kishte paguar shpenzimet e mbrojtjes në Francë, ndërsa ka bërë të ditur se sa ishte shuma e këtyre shpenzimeve.

“Asnjë cent qeveria s’e ka dhënë. Faturat janë dërguar me kohë. Jam detyru me thirr diken në telefon prej instancave të larta me i pyet a duan ta paguajnë që të mos i rrejmë atje, kur e kam kuptuar se ata nuk kanë paguar asgjë jemi detyruar të paguajmë vet. Shpenzimet e mbrojtjes pastaj i ka paguar Gani Dreshaj. Shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne