Haradinaj falënderon KFOR-in për kontributin në stabilitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR’it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo.

Haradinaj me këtë rast e falënderoi komandantin e KFOR-it, për punën e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria.

“KFOR’i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj gjatë takimit shprehu vlerësimin e qytetarëve dhe të Qeverisë për punën dhe kontributin e KFOR’it në ofrimin e sigurisë dhe proceset tjera zhvillimore në Kosovë, me theks të veçantë bashkëpunimin me FSK-në, thuhet në njoftim.

Komandanti i KFOR’it në Kosovë, Fungo, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke i vlerësuar të arriturat në Kosovë.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne