Haradinaj: Kancelarja Merkel tha që ende kemi punë me vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se Gjermania luan rol të rëndësishëm dhe është një faktor i rëndësishëm në çështjen e dialogut me Serbinë.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, Gjermania është faktor i rëndësishëm dhe shihet se institucionet e BE-së, komisioneres Mogherini, dhe Hahn është shumë i rëndësishëm roli i qeverive nacionale. Unë kam kërkuar kaherë ndihmën e Washingtonit, në këtë proces sepse e kam pa që nuk mjafton, edhe ajo gjendje e kam pa që është e njëjtë pa hy këta të majtë në punë nuk besoj që kryhet”, tha Haradinaj.

Sa i përket çështjes së vizave, Haradinaj tha se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se Kosovës i duhet ende punë.

“Te vizat kancelarja Gjermane ishte e kujdesshme, tha që ende keni punë dhe presin vlerësimin e komisionit nuk dalin pa vlerësim para komisionit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne