Haradinaj kërkon falje për cigaren e ndezur, thotë se është shprehi e keqe pirja e duhanit

Deputeti Daut Haradinaj ka kërkuar falje për cigaren që ai ndezi para pak çastësh në ambientin e sallës ku po mbahet seanca për shkarkimin e qeverisë Kurti, e ku Haradinaj u zu nga një kamerë duke pirë duhan brenda sallës, shkruan Kosova Post.

Postimi i plotë:

E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.
Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.
DH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne