LAJM I FUNDIT/ Rrëzohet qeveria e Albin Kurtit në Kosovë

Parlamenti i Kosovës miratoi para pak çastesh mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit me 82 vota pro mocionit, 32 kundër dhe 1 abstenim.

Ky mocion u inicua nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe u përkrahur nga të gjitha partitë opozitare dhe minoritetet. Vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër rrëzimit të qeverisë të udhëhequr nga lideri i kësaj partie, Albin Kurti.

Kundër rrëzimit të qeverisë kanë qenë edhe 3 deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mes të cilëve kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani. Me këtë vendim, qeveria “Kurti” bëhet më jetëshkurtra në historinë e Kosovës me vetëm 50 ditë punë./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne