Haradinaj: Nuk duhet të vajtojmë, të kërkojmë kompensim nga ndërkombëtarët

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, deklaroi se pas kësaj që ka ndodhur në Kosovë, ku shumica e drejtuesve të UÇK ka përfunduar në Hagë, Kosova duhet të kërkojë kompensim nga ndërkombëtarët.

“Mund të kërkojmë një kompensim nga bashkësia ndërkombëtare. Për shembull një përmbyllje të rrugëtimit drejt NATO-s. Ose kemi çështjen e liberalizimit të vizave që po vonohet.

Nuk duhet që Kosova të mbetet vetëm në vajtim.

Kosova po e dorëzon gjysmën e UÇK-së, por asnjë kryeqytet nuk ka dalë me një deklaratë mbrojtëse. Janë mbi 30 përqind e njerëzve që lidhen me luftën e UÇK-së. Partitë që sigurojnë vota nga kjo luftë janë gjysma e votave në Kosovë.

Nuk ka dalë as Uashingtoni dhe as Berlini, as Brukseli për inkurajim, për të na dhënë një shpresë,” tha ai.

I pyetur se përse ndodh kjo, Haradinaj tha se vjen për shkak të mungesës së funksionimit në Kosovë.

“Ne duhet të jemi kërkues. Nuk po kërkojmë me ndërhy në drejtësi. Por mund të ndërhysh në politikë. Mund të kërkosh një ftesë për NATO, që ta ndjejmë të sigurt udhëtimin tonë, mund të marrësh njohje” tha Haradinaj, duke kritikuar qeverinë Hoti në këtë aspekt./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne