Haradinaj: Nuk ka marrë njoftim zyrtar se jam hequr nga lista e INTERPOL-it

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka marrë njoftim zyrtar se është hequr nga lista e INTERPOL-it.

I pyetur nga Ekonomia Online për raportimet në media se INTERPOL-i ka heq atë nga lista bashkë edhe me 17 persona të tjerë, ai tha se edhe vet ka dëgjuar në media, por që nuk ka marrë ndonjë njoftim zyrtar.

Këto komente, Haridnaj i bëri deri sa po bënte homazhe tek varri i ish presidentit Ibrahim Rugova me rastin e ditëlindja së tij të 73-të.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar se është tërhequr nga lista e INTERPOL-it kryeministri Haradinaj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne