Haradinaj për Kurtin: Do ta përkrahi nëse punon në interes të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrah Albin Kurtin nëse ai do të punojë në interes të vendit.

“Ai do të jetë kryetar i qeverisë së vendit nëse e voton parlamenti, i uroj suksese,  nëse punon në interes të vendit do ta përkrahi nëse jo do ta kundërshtojmë”, tha Haradinaj në një prononcim për median pasi bëri homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Kosovë.

Ai ka thënë se të gjithë ata që kanë përkrahur ndarjen e Kosovës, kanë bërë gabim të madh.

Ramush Haradinaj: “Plotë zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes së Kosovës kanë bërë gabim të madh. Të gjithë ata që kanë qenë pjesë e saj, qoftë Hashim Thaçi, Vlora Çitaku, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky gabim nuk ua ndalon atyre që në situata tjera me i shërby vendit. Por, po është e vërtetë se kanë qenë pjesë e kampanjës (fushatës) për ndarjen e Kosovës në emër shkëmbim të territoreve. Vlora, presidenti të gjithë kanë përkrahur këtë, presidenti Vucic, Rama, do i keni të gjithë në emaile ndërkombëtare, në media dhe në Wikileaks angazhimet e tyre  ”./Ora News

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne