Heqja e mandatit të Kajmakut, Rama s’pranon të komentojë gjatë, ja kujt ia lë ‘përgjegjësinë’

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të shpallë të pavlefshëm mandatin e Agim Kajmakut, si kryetar i Bashkisë Vorë.

Pas një mbledhjeje prej gati një ore, KQZ vendosi me pesë vota përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kajmakut në krye të Bashkisë. Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se vendimi mund të apelohej brenda 45 ditësh.

Kajmaku nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit se kishte qenë i proceduar penalisht në shtetin grek duke shkelur ligjin për dekriminalizimin.

Këtë vendim e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama, pas daljes nga selia e PS-së.

“Institucionet janë institucione…”, tha Rama për gazetarët, duke mos thënë asnjë fjalë më shumë. Ky është kryebashkiaku i dytë i PS-së, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, që rrëzohet nga procesi i dekriminalizimit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne