Shefat e ushtrive të Turqisë dhe Rusisë bisedojnë për Sirinë

Shefat e ushtrive të Turqisë dhe Rusisë zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit në veri të Sirisë tha sot ushtria turke.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, Gjenerali Yaşar Güler dhe homologu i tij rus gjenerali Valery Gerasimov shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet e përditshme në Siri”, thanë Forcat e Armatosura Turke në Twitter.

Biseda telefonike u zhvillua para fillimit të patrullimeve të përbashkëta turko-ruse në veri të Sirisë.

Më 22 tetor, Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje, sipas së cilës, terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin përsëri 30 kilometra (18.6 milje) në jug të kufirit të Turqisë me veriun e Sirisë brenda 150 orëve dhe forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia do të kryenin patrulla të përbashkëta atje. Periudha 150-orëshe përfundoi të martën.

Marrëveshja u arrit pasi Turqia nisi operacionin anti-terrorist “Burimi i Paqes” më 9 tetor për të eliminuar terroristët nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe të sigurojë integritetin territorial të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar në grupin e organizatave terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG/PYD është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne