Haradinaj përkujton 14- vjetorin e Lumturimit të Majka Terezës

Kryeministri “i forte” i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thyer ligjin dhe laicitetin e shtetit ka përkujtuar sot 14- vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.
“Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar,  u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun”, ka thene Haradinaj.
Nëna Terezë, siç shprehet ai, do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.
“Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë”, ka shtuar kryeministri i forte i Kosoves, duke thyer ne kete menyre ligjin dhe laicizmin e shtetit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne