Haradinaj: Po marrëveshjeve me Serbinë, jo shkëmbim territoresh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është për një marrëveshje ligjore me Serbinë, por jo për shkëmbim territoresh apo ndryshim kufijsh.

Haradinaj në një konferencë për media tha se janë të interesuar për pajtim me Serbinë dhe për përmbylljen e çështjeve të mbetura.

“Qëndrimet tona ju i dini, me rëndësi është që ka ardhur Palmer në Kosovë. Një njeri i rangut të tij, duke pasur parasysh sa janë të ngarkuar me tema, vërtet dëshmon vendosmëri të Amerikës me mbet me Kosovën dhe rajonin. Kemi bërë një prononcim atë ditë me deklaratë, e dini. S’ka ndryshim, s’ka ndonjë të re. Mund ta përsërisë veten. Po marrëveshjeve ligjore, obligative për njohje reciproke me Serbinë, jo marrëveshjeve bazuar as në territore, as në kufi. Ato janë kamuflazhe për ndarje. Jemi të interesuar për pajtim dhe për përmbylljen e çështjeve të mbetura”, ka thënë Haradinaj.

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne