Paloka për Dakon: Xhuxhi zar i të fortëve. E rrahën me shpulla

Kundër kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka dalë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Në një status në Facebook, deputeti i djathtë shkruan se “Xhuxhi” apo “Supermeni” duke iu referuar Dakos, është zar i të fortëve që e kanë rrahur me shpulla.

Ai gjithashtu shkruan se të gjitha favoret që Dako iu ka bërë bandave nuk i fsheh dot edhe pse sot mbrohet nga Edi Rama dhe Arta Marku.

Statusi i plotë

Xhuxhi, “supermani” qe e di gjithe Durresi se eshte zari i “te forteve”.
E kane rrahur me shpulla, e kane poshtruar si kane mundur. I kane marre dhe familjaret per “shetitje me makine” kur ju ka vonuar plotsimin e premtimeve qe ju ka bere per zgjedhje…
I mohoi te gjitha , por te gjitha i dijne durrsaket dhe nuk i fsheh dot as sot e ca me shume neser kur te mos kete as te Gjatin as Arten apo Doniken qe ta mbroje. Jane aty; pronat publike, tenderat, lejet e te gjitha favoret qe ju ka bere, jo vetem nje bande .
Vazhdon te bej “cubin” dhe te kercenoje se votat i merr prape njesoj si djali i Rrahmanit ne biruce per perdhunim apo si shefi i tij kryelegeni, nga karrigia e kryeministrit. Vazhdoni, per aq sa dhe shqiptaret te durojne…

 Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne