Haradinaj: Taksa mund të pezullohet nëse diskutohet për marrëveshje finale, pa ndryshim kufijsh

Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë. Duke folur rreth takimit të kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, Haradinaj ka thënë se ishte takim i rregullt. Sa i takon çështjes së taksës, ai ka thënë se qëndrimet i kanë të njëjta dhe nuk ka ndryshime.

“Qëndrimet e mija ju i dini çdo ditë, nuk ka ndryshim në qëndrimet e mia, asnjë qeveri nuk i rrezikon marrëdhëniet me Amerikën por është e vështir dikush me rreziku e dikush me u mundu me ndreq, kam shpreh shqetësimin tonë për mungesën e unitetit kur janë temat e interesit nacional. Unë e kuptoj dëshirën për me ofru një dalje siç është sugjeruar nga plot udhëheqës por arsye pse e mbaj një kusht të tillë është serioze dhe e arsyeshme. Duhet të bëjmë kujdes në veprime, unë e mbroj këtë vendim që e kemi bërë së bashku”, ka theksuar kryeministri.

Tutje ai ka thënë se duhet ruajtur e drejta sovrane e një vendimi të marrë nga qeveria e vendit pasi kanë qenë arsyet e ekonomike si dhe çështja e lobimit kundër Kosovës nga ana e Serbisë.

“Përkundër pikëpamjeve që mund t’i kemi mendoj se duhet të mbesim unik në këtë vendim. Dialogu është i nevojshëm, jam shumë i gëzuar që janë të kyçur në temë, mund të vazhdojë dhe të arrijnë deri te një kontratë finale e cila nuk përmban ndryshime të territoreve atëherë ekziston mundësia të pezullohet taksa për ditët që bëhet ajo kontratë”, tha Haradinaj.

Sipas kryeministrit, ndërprerja e dialogut nuk është në dobi të Serbisë, pas vet janë shkaktar i ndaljes së këtij procesi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne