Një qeveri që ndërton me 20 mln euro/km e ka shumë të lehtë të bindë Dynjanë se është vend i zhvilluar

Opozita ka tradhëtuar votuesit dhe nuk po punon për të çuar vendin në Bashkimin Europian. Kështu ka deklaruar sot Monica Macovei, kretare e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë.

Po çfarë rëndësie ka kjo gjë tashmë? Asnjë. Zero. Monica mund të llafoset sa të dojë me Macovein, problemet e shtëpisë sonë i dimë më mirë vetë.

Ndoshta zonja nuk e kupton sesa dëm i bën edhe vetë institucionit që përfaqëson kur bën autiken duke harruar se qeveria që po ndihmon Shqipërinë drejt BE-së ka një ministër të Brendshëm nën akuzë zyrtare për grup të strukturuar kriminal, për trafik droge, se ka disa deputetë që kanë mbathur opingat pas ligjit të dekriminalizimit, se në Shqipëri lulëzon korrupsioni dhe krimi.

Zonja Macovei e kupton aritmetikën: nëse një qeveri ndërton rrugë me 20 milionë euro kilometri, çe ka që të bindë zyrtarë të caktuar që të flasin “Për Shqipërinë që Duam”? Nëse nuk e kap këtë gjë, atëherë le t’i kërkojë audiencë Romana Vlahutinit ose Majlinda Bregut.

Nuk ja vlen të lodhemi me këta papagaj ndërkombëtarë vlerën e të cilëve e morëm vesh të gjithë. Le t’I bëjnë deklaratat e radhës se ngrenë peshë sa për të thënë se jemi me qeverinë. E cila pikërisht pse opozita la parlamentin befas një ditë u bë më e mira e të mirave, ndërkohë që jeta jonë është e njëjta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne