Bota

Turqia reagon ndaj vendimit të Trump për programin preferencial GSP

Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan) ka bërë një deklaratë lidhur me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump për përjashtimin e Turqisë nga Sistemi i Përgjithësuar i Preferencave (Generalized System of Preferences-GSP), i cili është një program preferencial, që mundëson hyrjen pa dogana në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të shumë produkteve nga disa vende të botës.

“Pas procesit të revizionimit që ka vazhduar që nga muaji gusht, ShBA-ja ka deklaruar se ka vendosur ta përjashtojë Turqinë nga programi GSP. Për periudhën 11-mujore të vitit 2018, ShBA-ja ka importuar gjithsej në kuadër të programit GSP 20,9 miliardë dollarë produkte dhe Turqia është furnizuesja e 5-të në këtë listë me 1,74 miliardë dollarë ose 8,2%. Ky vendim bie ndesh me objektivin e shpallur nga qeveritë e të dyja vendeve për një vëllim tregtar prej 75 miliardë dollarësh. Njëherësh ky vendim do të prekë edhe bizneset e vogla dhe të mesme si dhe prodhuesit e ShBA-së”, shkruan ministrja Pekxhan në postimin që ka bërë në llogarinë e saj në Twitter.

“Ne do ti vazhdojmë përpjekjet tona për të rritur vëllimin e tregtisë me partnerin tonë strategjik ShBA”,- përfundon ministrja postimin e saj./ trt

OPINIONE