Rajoni

Haradinaj: Tash presim nga BE-ja heqjen e vizave për kosovarët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për ratifikimin e demarkacionit, dhe ka thënë që pret nga BE-ja ta kryej punën e vet, që t’ua mundësojë kosovarëve lëvizjen e lirë.

“Kuvendi i Kosovës me sukses ratifikoi Marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi. Mirënjohës për të gjithë deputetët që votuan pro, si dhe për durimin dhe mirëkuptimin e popullit të Kosovës. E përkushtuar në krijimin e një shoqërie demokratike, të bazuar në rend e ligj, Kosova tani pret që Bashkimi Evropian të bëjë pjesën e vet, ashtu siç u premtua, që më në fund qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë në BE, si të gjithë evropianëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

OPINIONE