Majko e shpall Shqiperine shtet xhihadist, Gjebrea, xhihadistet iraniane jane vellezerit tane

Xhihadistët iranianë që janë vendosur në Shqipëri kanë festuar dje festën e Sulltan Novruzit. Aktiviteti është zhvilluar në Tirane.

Të pranishëm në këtë festë për xhihadistet iranianë ishin ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Juliani, Ministri shqiptar për Diapsorën, Pandeli Majko, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deputetja e PS, Elona Gjebrea, si dhe mjaft zyrtarë dhe politikanë shqiptarë.

Në fjalën e tij, Ministri Majko i cili mesa duket nuk eshte me minister i diaspores, por eshte ministri i xhihadit per qeverine Rama, u shpreh se xhihadistet në Shqipëri duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Ai shtoi se shpresonte që një ditë t’i takonte muxhahedinët në vendin e tyre të lirë, Iranin. Deklarata e Majkos e cila i ngjan deklaratave te Lavderim Muhaxherit per “clirimin” e Sirise nga Assadi, e bejne ministrin shqiptaro-maqedon Majko nje minister xhihadi.

Muxhahedinët te cilet cilësohen si grup terrorist nga Irani dhe Iraku, me pare jane njohur si terroriste edhe nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por sot ata jane shpallur “xhihadiste te mire” nga administrata amerikane, sikur Bin Ladeni ne vitet 80.

Dashuria e qeverise Rama per xhihadistet iraniane u pa ne kete takim edhe kur deputetja e PS-së, Elona Gjebrea ju drejtua muxhahedinëve së ata “tashmë janë pjesë e Shqipërisë. Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë”. Ngelet te shihet nese xhihadistet iraniane do e veshin Elona Gjebrene me ferexhe sikur Marjam Rajavija dhe ta nisin te bej xhihad ne Iran sebashku me Pandeli Majkon.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut i cili tashme ka dale ne pension, Rudy Juliani, dhe qe u ftua dhe u pagua nje vizite falas ne Shqiperi nga xhihadistet, në fjalën e tij u ndal në përpjekjet për vendosjen e një sistemi demokratik në Iran. Ai gjithashtu vlerësoi dhe qeverinë shqiptare për mikëpritjen e xhihadisteve.

Ndersa Fatmir Mediu, i njohur perndryshe si Fatmir Gerdeci shihte i lumtur xhihadistet iraniane te cilet premtojne ti sjellin Iranit me mijera shperthime dhe vdekje, sikur shperthimi i Gerdecit qe Fatmir Mediu deshmoi vite me pare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne