TE TJERA

Tepelenë, demtime ne ujësjellës dhe ne disa banesa nga moti i keq.

Një shkarje dheu e regjistruar ditën e sotme në Tepelenë ka dëmtuar ujësjellësin e qytetit dhe ka përmbytur dy banesa.

Dëmtimi i ujësjellësit është bërë shkas që qyteti i Tepelenës të furnizohet me ujë të pijshëm me orare të reduktuara, nga pasditja e sotme e në vazhdim. ‘News 24’ raporton se nga përmbytja rrezikohen edhe disa banesa të tjerë në qytet.

Ende nuk është njoftuar kur do të ndërhyjnë autoritetet për të normalizuar situatën, si nga përmbytjet, edhe tek furnizimi me ujë të pijshëm.

 

OPINIONE