Islamofobi Rajoni

Haradinaj viziton vetëm katolikët shqiptarë në Amerikë, injoron muslimanët

Pas shumë përpjekjesh dhe refuzimesh nga Ambasada e Amerikës në Kosovë për t’u pajisur me vizë amerikane, më në fund Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, arriti të pajiset me një vizë amerikane.

Mësohet se Haradinaj ka qëndruar disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri i Kosovës që përfaqëson të gjithë popullin, pakicat dhe fetë e Kosovës ka vizituar vetëm komunitetin katolik shqiptar në SHBA, vendin ku prifti katolik Don Kçira shërbeu për shumë vite. Ajo që ra në sy në këtë vizitë të kryeministrit kosovar ishte injorimi total i komunitetit musliman shqiptar. I gjithë programi që realizoi Kryeministri Hardinanj në SHBA ishin thjesht vetëm disa vizita me disa nga malësorët katolikë të trojeve shqiptare.

Kjo është vizita e parë e Haradinajt në SHBA, që prej vendosjes së taksës doganore prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, në nëntorin e vitit të kaluar.

Në këtë vizitë reportohet se kryeministrin Haradinaj nuk e ka pritur në takim asnjë prej zyrtarëve amerikanë. Vizita e Ramushit në SHBA mund të konsiderohet thjesht një vizitë turistike në komunitetin e përkatësise se tij fetare, atë katolik. Megjithatë ai realizoi edhe një takim me Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, edhe pse këtë të fundit e quajti si Ambasadore të presidentit Thaçi dhe jo të vendit që ajo përfaqëson.

 

OPINIONE