Shqiperia

Gafa e radhës e zv/ministrit. Gent Cakaj nuk e di që vizat janë liberalizuar

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Genc Cakaj doli sot në një konferencë tjetër për mediat dhe njoftoi reforma të rëndësishme. Ai tha se do t’u hiqen pasaportat diplomatike ish-deputetëve dhe gjyqtarëve.

Një nismë e tillë, nuk ka nevojë për të përdorur fjalën reformë dhe as për të dalë në konferencë për mediat. Pajisja me pasaporta diplomatike ka afate ligjore që parashikojnë edhe periudhën e mbajtjes së këtij dokumenti pas lënies së detyrës, se rastet kur hiqet para saj. Pra, nuk ka nevojë që të dalë Ministria e Jashtme dhe të mburret se po bën reforma, kur në fakt ka detyrë zbatimin e ligjit.

Por në deklaratën e Cakjt nuk ishte kjo gafa e vetme. Teksa fliste për pasaportat diplomatike, Cakaj tha se abuzimi me to pengon dhe liberalizimin e vizave!!

“Rrjedhoje e kësaj besueshmërie të barabarte me 0 është edhe hezitimi, por shpesh-here edhe refuzimi i shume vendeve europiane dhe me gjerë për të liberalizuar reciprokisht lëvizjen e bartësve të pasaportës diplomatike. Si mund të flasim pastaj për liberalizim të pasaportës së zakonshme. Shqipëria është gjithsesi një shtet me serioz se kaq”,- tha Cakaj.

Dikush duhet ta informojë ministrin në detyrë se Shqipëria i ka liberalizuar vizat në vitin 2010.

OPINIONE