Kryeprokurori i Sarandës betohet se do të fusë ‘Vettingun` në burg!

Procesi i Vettingut në shumë raste është akuzuar nga “viktimat” e tij, por edhe nga media
apo zëra politikë, se po funksionon me dy standarde. Për të njëjtat gjetje penalizuese gjatë
ushtrimit të detyrës si gjyqtar apo prokuror, disa emra e kanë kaluar sitën e Komisionit të
Pavarur të Kualifikimit, kurse të tjerë jo. Kjo ka bërë që shumë punonjës të sistemit të
drejtësisë të ankohen apo të shpërthejnë në media, me akuza ndaj këtij standardi të
dyfishtë.

I tillë ka qenë edhe rasti i sotëm, madje deri në ekstrem, i kryeprokurorit të
Sarandës, Edison Ademi, i cili është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit. Vendim dhe argumentimi për këtë vendim nuk është pritur mirë nga Ademi, madje
ai është revoltuar me Vetingun deri në atë pikë sa që ka deklaruar në seancë, se do ti fusë
në burg ata që po e kryejnë.

“Kjo nuk mbaron këtu, do përballemi sërish bashkë. Po nuk të
futa në burg, mbaje mend”, është betuar Edison Ademi para KPK.

Komisioni i Pavarur i
Kualifikimit ngriti dyshime për pasurinë e drejtuesit të Prokurorisë së Sarandës, Edison
Ademin, si dhe e akuzoi për deklarim të rremë, në lidhje me njohjen e dy personave me
precedentë penal.

Nga ana tjetër, Kryeprokurori mohoi gjetjet e KPK-së, ndërsa e nisi
mbrojtjen e tij, duke hedhur dyshime se mund të jenë ndikuar në hetimin e tyre nga një
person i dënuar për trafik narkotikësh.

“Kam informacione nga publiku, se një person i dënuar
për trafikim të lëndëve narkotike, i cili ka një të afërm në KPK, ka ndikuar në hetim, në
mënyrë që të më dëmtojë”, akuzoi hapur Ademi.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne