Hashim Thaçi sulmon organizatat revolucionare libaneze dhe palestineze

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ne vitet 90 ka qene i listuar si terrorist sebashku me Ushtrine Clirimtare te Kosoves nga autoritetet jugosllave, ka bërë me dije se Kosova po e përdorë listën e BE-së përmes së cilës do të ndaloj hyrjen në vend të personave, grupeve dhe organizatave terroriste. Organizatat qe ai ka vendosur te etiketoje si terroriste jane organizata qe luftojne per clirimin e Palestines, tamam sikur UCK-ja luftonte per clirimin e Kosoves.

Presidenti Thaçi u shpreh se duke marrë parasysh përkushtimin e vendit që të kontribuojë në stabilitet dhe siguri, sot ka nxjerr dekret që obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës. Me kete akt presidenti Thaci do te sulmoje shume aktiviste muslimane kosovare te cilet do shpallin armiq te vendit te tyre.

Deri në krijimin e listës vendore, sipas dekretit të presidentit Thaçi, institucionet e sigurisë në Republikën e Kosovës do ta zbatojnë Listën e Bashkimit Evropian të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste.

Në mes të listës së zezë figurojnë edhe organizata të tilla si Hizbullahu – lëvizje clirimtare libaneze që vepron në Iran dhe Liban, dhe Hamasi, dhe Hamasi lëvizja palestineze që qeverisë rajonin palestinez të Gazës. Keto dy organizata mesa duket i jane kerkuar Hashim Thacit nga qeveria kolonialiste e Izraelit.

Lista, e cila konsiston prej 15 personash dhe 21 grupesh, është përditësuar në janar të këtij viti. Ndersa sa u përket individëve te huaj, në listen e Thacit figurojnë veprimtare muslimane kryesisht nga Irani dhe Arabia Saudite, dhe ndaj tyre rëndojnë akuza deri në ato të terrorizmit. Akuzat jane te ngjashme me ato qe Serbia e Sllobodan Milloshevicit hidhte kunder Adem Jasharit, Hashim Thaci, Kadri Veselit etj.  Nese Adem Jashari do ishte gjalle, ai do e kishte kundershtuar kete akt imperialist dhe pro-kolonialist te qeverise kuislinge te Hashim Thacit ne Prishtine.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne