Hashim Thaqi behet trim: sulmon Rusine ne Davos

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një editorial të shkruar për Forumin Ekomomik Botëror, që mbahet në Davos, ka dashur te tregoje qe merr vesh nga gjeopolitika.
Ne shkrimin ne fjale Hashimi ndersa ka mbrojtur Kosoven dhe nderhyrjen e NATOs kunder Jugosllavise ka sulmuar edhe Rusine te cilen e ka akuzuar si te interesuar ne destabilizimin e botes. Hashimi ka thene qe  përmes këtij editoriali, se Kosova është produkt i humanizmit të fuqive botërore, që edhe përkundër që kishin kundërshtime nga forcat ekstreme politike në botë për të ndërhyrë në luftën e ’99-s, në fund u vendosën vlerat e përbashkëta dhe njerëzore.

“Tani, gati 20 vjet pas intervenimit të NATO-s në Kosovë, duhet të pranojmë se bota ka ndryshuar që nga ato kohëra të ndërhyrjeve ndërkulturore dhe ndërhyrjeve ndërkombëtare humanitare”, thuhet në shkrimin e Presidentit.

Ai thotë se gjendja më nuk është e njëjtë, dhe këto vlera të vendosura pas rënies së komunizmit në Evropë, po rrezikohen. Sipas Presidentit Thaçi, Rusia po rrezikon një shekull përpjekje të progresit botëror dhe një dekadë lirie të Kosovës.

“Këto forca e kanë origjinën në Rusi. Përpjekjet e koordinuara nga Moska – në mes të shtetit, kanaleve të propagandës, inteligjencës, hakerëve dhe aktorëve politikë – kanë një qëllim të qartë”, shprehet i pari i vendit.

“Ata duan të shkatërrojnë lidhjet e shumta të besimit: ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda shteteve perëndimore, ndërmjet shteteve që i përkasin NATO-s dhe BE-së, por edhe më gjerë”.

Me keto fjalime, Hashimi vetem sa rrit armiqesine e Rusise ndaj Kosoves dhe siguron qe Rusia te mos e njohi kurre Kosoven si shtet, dmth vdekjen e Kosoves ne aspektin diplomatik dhe nderkombetar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne