Bota

Hassan Nasrellah i bën thirrje përkrahësve që të shtojnë donacionet

Lideri i Hezbollahut libanez Hassan Nasrellah i ka bërë thirrje përkrahësve të vet të japin donacione pasi vendet perëndimore i kanë vendosur sanksione më të ashpra.

Nasrallah këtë ka thënë në televizion disa ditë pasi Britania e Madhe iu bashkëngjitë SHBA, duke e ndaluar krahun politik te Hezbollahut si organizatë terroriste.

SHBA kohë më parë e kanë forcuar presionin duke vendosur një sërë sanksione kundër Hezbollahut dhe Iranit i cili e përkrah në rajon.

“Rezistenca ka nevojë për përkrahjen e juaj sepse jemi në mes të betejës”, ka thënë Naresllah duke paralajmëruar se kjo organizatë shiite do të ballafaqohet me sanksione “me durim dhe dinjitet”.