Haxhi 2023: 1.5 milion njerëz arrijne në Arabinë Saudite.

Shumica e pelegrinëve në Arabinë Sauditë mbështetur në të dhënat e 21 qershorit sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Pasarportave, kanë arritur përmes rrugës ajrore.

Mijëra myslimanë nga e gjithë bota vazhdojnë të arrijnë në Mekë nga toka, deti dhe ajri për të kryer detyrën e pestë islame – Haxhin.

Arabia Saudite ka bërë të ditur se deri nga jashtë kanë arritur 1.499.472 persona për të kryer Haxhin.

Një deklaratë e mëparshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Pasaportave të Arabisë Saudite tha se myslimanët vazhdojnë të vijnë në vend nga e gjithë bota nga toka, deti dhe ajri për të kryer Haxhin.

Numri i pelegrinëve që mbërritën në Arabinë Saudite nga jashtë, deri të mërkurën, më 21 qershor, ka arritur në 1.499.472, nga të cilët 1.435.014 kanë mbërritur në vend me rrugë ajrore.

Gjithashtu, u shpërndanë informacione se 59.744 njerëz mbërritën në Arabinë Saudite nga toka dhe 4.714 nga deti.

Arabia Saudite ka reduktuar numrin e pelegrinëve të Haxhit gjatë tri viteve të fundit për shkak të kufizimeve të vendosura për shkak të COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022, më shumë se 899.999 haxhinj myslimanë vizituan Arabinë Saudite për të kryer Haxhin./TRTBALKAN

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne