HAXHIJ YMER PRIZRENI (1821-1887) KRYETARI I LIDHJES PRIZRENIT.

Nga Azem Kovaçi

Haxhij Ymer Prizreni është një nga figurat kryesore kombëtare të historisë shqiptare; ishte një personalitet me njohuri të medha letrare, fetare, filozofike, ushtarake dhe politike. Ishte Hoxhë/Imam, myderriz, profesor, myfti dhe haxhij.

Ishte përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Kuvendin Osman në Stamboll. Ka qenë nje nder organizatoret dhe drejtuesit kryesor te Lidhjes së Prizrenit (1878-1881), kjo organizate politiko-ushtarake shqiptare, e cila e zgjoi vetëdijen kombëtare…

Lindi në vitin 1821 në fshatin Zgatar të Opojës. Ky fshat, ishte një nga 25 fshatrat e Nahijes së Opojës, dhe përmendet në një regjistrim që ka bërë administrata shtetërore e Sanxhakut të Dukagjinit në vitin 1571. Ymer Prizreni rrjedh nga një familje intelektuale, bujare, atdhetare. Babai i tij, Sylejman Efendi Aliu dhe gjyshi i tij Ali Efendi Nuhiu – qe te dy ishin hoxhallare dhe myderriz. Gjyshi i tij ndertoi Xhaminë në fshatin Zgatar, e cila u hap me 10 Maj 1814.

Haxhij Ymer Prizreni mësimet fillore dhe te mesme i mori në Prizren, në Medresenë “Mehmed Pasha”. Studimet e larta i mbaroi në Stamboll, ku studioi per drejtësi, teologji dhe filozofi.

Pas studimeve në Stamboll, Haxhij Ymer Prizreni u kthye në Prizren, ku shërbeu si Myderriz në Medresenë “Mehmed Pasha”, Imam në Xhaminë “Bajrakli” si dhe Myfti i Prizrenit.

Në vitin 1877 zgjidhet përfaqësues i Sanxhakut të Prizrenit në Mexhlisin (Kuvendin-Parlamentin) Osman, në Stamboll dhe prej kësaj kohe do të merrte mbiemrin Prizreni qe deri atehere njihej si (Ymer Ali Efendiu).

Mjerisht, për shkaqe të kompleksit të inferioritetit tek shumica e ‘historianeve shqiptare’ qe jane te dominuar nga Islamofobia, anashkalojne/injorojne apo kalimthi permendin figura te tilla mbare kombetare siç eshte atdhetari i madh Ymer Prizreni.

Haxhij Ymer Prizreni mençurine dhe vizionin e tij e dëshmoi kur arriti te mbledhte perfaqesuesit fisnik shqiptare nga Gegnia dhe Tosknia në Xhaminë ”Bajrakli”, në Prizren, në kuvendin e madh siç njihet historikisht si Lidhja e Prizrenit. Haxhij Ymer Prizreni ishte drejtuesi kryesor i Lidhjes së Prizrenit.

Haxhij Ymer Prizreni u vra pabesisht në Prizren, me 12 Qershor 1887 atentati iu bë ne oborrin e shtëpisë se tij, sapo ishte kthyer nga xhamia ku kishte falur namazin e jacisë dhe teravitë, ishte muaji i madhueshem i Ramazanit (viti i hixhrit 1304).

Zoti e past meshiruar dhe e past graduar me graden e shehidit fisnikun dhe atdhetarin Haxhij Ymer Prizrenin./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne