Haxhinjtë e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës me qëndrim në Amerikë të pakënaqur me dekretin e Donald Trump për emigracionin

Haxhinjtë me dy nënshtetësi nga 6 vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës me qëndrim në Amerikë, janë të brengosur që për shkak të dekretit të presidentit amerikan për emigracion, nuk do të mund të kthehen përsëri në Amerikë.

Faqja informative “Ijpot Indipendent” njoftoi se Solejman Hamed, përgjegjësi për grupin e haxhinjve nga shteti i Atlantasë në Amerikë, deklaroi se një numër i madh i haxhinjve që kanë dy nënshtetësi, janë të shqetësuar se nuk do të mund të kthehen përsëri pranë familjeve të tyre për shkak të dekretit të presidentit të Amerikës për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në SHBA. Rreth 16 mijë haxhinjë nga rajone të ndryshme të Amerikës në vitin 2017 kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite për kryerjen e Haxhit. Unioni i Lirive Qytetare të Amerikës ka njoftuar për shtimin e raporteve të cilat tregojnë se qytetarët myslimanë gjatë kthimit në Amerikë po merren në pyetje në lidhje me bindjet e tyre politike dhe fetare. Këshilli i Lidhjeve Islamike të Amerikës gjithashtu kohë më parë për të mënjanuar shqetësimet e myslimanëve të këtij vendi, ka organizuar një konferencë në të cilën ka mbrojtur të drejtat e myslimanëve për qarkullim në Amerikë. Vlen të theksohet se dekreti i Donald Trump, presidentit të Amerikës, për ndalimin e hyrjes së shtetasve të gjashtë vendeve myslimane në Amerikë është përballur me protesta të gjera në të gjithë Amerikën./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne